Ushtria ukrainase njoftoi se kishte zmbrapsur një sulm rus në rajonin Donbass të Ukrainës lindore gjatë natës.
”Forcat ukrainase i shkaktuan humbje të konsiderueshme armikut gjatë një përpjekjeje sulmuese rreth Verkhnokamianske, Bilohorivka dhe Hryhorivka dhe forcat ruse u tërhoqën”, theksoi ushtria ukrainase.
Newly released footage of Ukrainian forces operating M142 HIMARS MRL in Zaporizhzhia axis.#Russia #Ukraine pic.twitter.com/uMvktz7WnF
— BlueSauron👁️ (@Blue_Sauron) July 4, 2022
Tre vendbanimet e vogla ndodhen 10 deri në 15 kilometra në perëndim të Lysychansk, një qytet ukrainas i pushtuar nga forcat ruse gjatë fundjavës.
Part 2/2#Russia #Ukraine pic.twitter.com/re1oacBnJL
— BlueSauron👁️ (@Blue_Sauron) July 4, 2022
Gjithashtu thuhet se në zonën Bakhmut, në jug, forcat ukrainase ishin në gjendje të ndalonin një përparim rus dhe të shkaktonin viktima.
Ushtria ukrainase ndërtoi një mur të ri mbrojtës përgjatë vijës së tre qyteteve të vogla – Siversk, Soledar dhe Bakhmut – pas rënies së qyteteve binjake Severodonetsk dhe Lysychansk.
Qëllimi është ndalimi i ofensivës ruse nga lindja në zonën industriale Sloviansk-Kramatorsk, e cila është selia ushtarake e Ukrainës në Donbas