Zelimkhan Abakarov është fituesi i medaljes së artë për Shqipërinë në mundje. Gjatë turneut “Polyák Imre & Varga János Memoria” që po zhvillohet në Hungari, çeçeni i natyralizuar si shqiptar ia doli të marrë medalje ari në peshën deri në 61 kilogramë.
Abakarov mposhti në finale kazakistanasin Ossimzhan Dastanbek, duke fituar 4-1. Përballja finale nuk u diskutua nga sportisti që mbron ngjyrat kuqezi, teksa dominoi kundërshtarin në tapet. Në gjysmëfinale Abakarov kaloi Vladimir Kudrin e Kazakistanit, ndërsa bëri mirë në këtë turne.
Sportisti kuqezi në provën gjenerale para Botërorit të Serbisë që zhvillohet pak javë më vonë, ia doli të marrë medalje të artë, teksa në Serbi pret të marrë pikë edhe për në Olimpiadën “Paris 2024”.
Sportisti tjetër që përfaqësoi Shqipërinë në këtë event, Islam Dudaev siguroi medaljen e bronztë në peshën deri 65 kilogramë në stilin e lirë të mundjes.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…