Mbrëmë vonë janë dëmtuar sërish në disa shenja të komunikacionit në veri të Kosovës, përkatësisht në komunën e Zveçanit dhe Leposaviqit. Persona të panjohur i zëvendësuan emrat e vendeve në gjuhën shqipe me emrat në alfabetin cirilik.
Me ndihmën e Policisë së Kosovës dhe në organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës, në mesin e muajit mars u hoqën tabelat njëgjuhëshe në cirilike dhe latine dhe u vendosën tabela të reja dygjuhëshe – fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në gjuhën serbe.
Mirëpo, në më pak se 24 orë emrat e vendeve në shqip u lyen në shumë dërrasa dhe pak ditë më vonë filloi pastrimi i tabelave të reja të vendosura.
Por disa nga këto tabela morën një pamje të re mbrëmë vonë, kur emrat e vendeve në gjuhën shqipe u mbuluan me emra në serbisht dhe cirilik.
Kujtojmë se heqja e tabelave të vjetra në cirilik dhe vendosja e të rejave, fillimisht në gjuhën shqipe, e më pas në serbisht, shkaktoi një ortek reagimesh në palën serbe dhe kosovare.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…