Nëna e deputetit të LDK’së, Arban Abrashi, Preveza, e mohon se e kishte fjalën për Vjosa Osmanin, kur kishte postuar një status në profilin e saj në Facebook, ku thoshte: Njëherë tradhëtare, gjithmonë tradhëtare.
Mbrëmë në gjatë një interviste në KTV, nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani drejtoi kritika të ashpra ndaj partisë së saj, dhe kjo nxiti shumë debat në rrjetet sociale. Në mesin e atyre që reaguan në Facebook, gjatë kësaj kohe, ishte edhe Preveza Abrashi, nëna e Arbanit, deputet në LDK. Ajo kishte shkruar: Njëherë tradhëtare, gjithmonë tradhëtare.
Duke e lidhur kohën, debatin që po zhvillohej gjithandej, e edhe gjininë femërore që e specifikonte fjalia e shkruar nga ajo, dhe jo gjinia asnjëjëse siç përdoret zakonisht për thënie pa adresë të caktuar, Reporteri.net, raportoi se ajo me këtë thënie po i referohej kryekuvendares Osmani.
Mirëpo, pasi ky reagim i saj filloi të komentohej shumë, ajo e ka fshirë thënien, dhe më vonë ka reaguar përmes një statusi tjetër, në Facebook, duke e mohuar se e kishte fjalën për bashkëpartiaken e djalit të saj.