LAJME

Nëna me gjithë djalë kërcënojnë dhe sulmojnë ish-dhëndrin në Vushtrri, e bëjnë për spital

Zënkat e familjes së gruas me dhëndrin, janë të shpeshta në vendin tonë. Madje shpesh herë ato nuk marrin fund, as atëherë kur çifti vendos të ndahet. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Në ngjarje janë përfshirë nëna bashkë me djalin e saj 21-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kërcënuar dhe kanë sulmuar ish dhëndrin e tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në oborrin e Qendrës për Punë Sociale, ku 26-vjeçari kishte shkuar që të takohet me vajzën e tij nga martesa me ish bashkëshorten.

Me t’u kryer takimi ku prezente ishte edhe ish bashkëshortja e viktimës, ai ka takuar ish vjehrrën dhe ish mikun të cilët kanë filluar që ta ofendojnë dhe shajnë me fjalë të rënda. E në një moment, ish-vjehrra dyshohet se e ka goditur me çantë të dorës në kokë, ndërsa djali i saj e ka kërcënuar se do ta vrasë nëse motrës së tij i ndodh diçka e keqe. I njëjti më pas dyshohet se ka goditur me grushte viktimën, duke i shkaktuar atij lëndime trupore për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i është shmangur konfliktit me dy të dyshuarit.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve kanë dhënë deklaratën e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të hetohen për veprat ‘Sulm’ dhe ‘Kanosje’ dhe i dyshuari të dërgohet në mbajtje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

15 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

19 orë ago