Mes raporteve se forcat ruse kanë filluar të rimarrin territorin e pushtuar nga ukrainasit në Kursk, kanali Telegram i Ukrainës DeepState raportoi për “heroizmin e denjë për filma të shfaqur nga ushtarët e Brigadës së 36-të të Marinës ” .
Kanali deklaroi se nëntë anëtarë të brigadës zunë pozicione në fshatin Ljubimovka për të ndihmuar në evakuimin e shokëve të tyre të plagosur, përpara se ta gjenin veten të rrethuar nga snajperët rusë.
“Marinsat ukrainas refuzuan të dorëzoheshin dhe për këtë arsye morën një vendim të vështirë. Ushtarët rusë sulmuan ndërtesën ku ndodheshin ukrainasit dhe më pas ukrainasit dërguan një thirrje në komandën e tyre, duke kërkuar artileri për të shënjestruar ndërtesën në të cilën ndodheshin. Ndërtesa u bombardua, por të nëntë ukrainasit arritën të dilnin jashtë, duke i mbijetuar sulmit që vrau një bandë rusë”, raportoi DeepState.
Duke përdorur zjarrin dhe tymin që dilte nga ndërtesa si mbulesë nga snajperët rusë, nëntë luftëtarët vrapuan nga ndërtesa dhe arritën në linjat e Ukrainës.
“Pa dyshim, ata janë shembull për të gjithë botën”, shtuan ata në një postim në X. “Ne jemi krenarë dhe shpresojmë që këta heronj të shpërblehen”, përfundon postimi.
An incredible story: 9 marines from the 36th Brigade found themselves surrounded in Lyubimovka, Kursk Oblast, while covering the evacuation of wounded soldiers. They called in Ukrainian artillery fire on their own position, which precisely targeted and demolished the building.… pic.twitter.com/sSYiUIdfFF
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) October 20, 2024