Karabinierët në Novara të Italisë kanë arrestuar një shtetas shqiptar dhe kolegun e tij rumun, pasi në kamionin që ata po udhëtonin është gjetur një sasi lënde narkotike.
Kamioni i cili drejtohej nga shtetasi rumun dhe pasagjer shtetasin shqiptar, mbante të fshehur në pjesën e pasme një sasi prej 5.7 kilogramë kokainë si dhe një sasi parash prej 3 mijë eurosh.
Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit rutinor, policët vunë re nervozizëm tek shtetasi shqiptar, çka i shtyu të bënin një kontroll më të detajuar të mjetit.
Lënda narkotike dhe paratë u sekuestruan ndërkohë, që shqiptari dhe rumuni, u shoqëruan në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.
Policia po vijon punën për të identifikuar dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…