Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhu, ka ndërprerë në gjysmë vizitën e ti zyrtare në Greqi dhe është kthyer në Izrael pas sulmeve të SHBA’së në Irak.
Sipas planeve Netanyahu ishte planifikuar të kthehej në Izrael mbrëmjen e së shtunës.
Ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë nga Netanyahu lidhur me atë që ka ndodhur në Irak, por qeveria e tij është duke u përgatitur për një hakmarrje të mundshme nga Irani, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.
“Izraeli e dinë shumë mirë që Irani mund të zgjedh të kundërpërgjigjet ndaj Izraelit dhe jo ndaj SHBA’së”, ka thënë reporteri i CNN.
E gjithë situata ën Lindjen e Mesme është tensionuar pasi SHBA’të kanë ekzekutuar përmes një sulmi ajror gjeneralin iranian, Qasem Soleimani.
Një veprim i tillë ka nxitur reagime të ashpër të Iranit të cilët tashmë janë duke planifikuar kundërpërgjigjen ndaj Amerikës.