Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij “nuk do të lejojë krijimin e një kalifati disa kilometra larg në bregdetin e Mesdheut”.
Netanyahu foli në një ceremoni përkujtimore në qytetin izraelit Jaffa në lidhje me sulmet e kryera nga Izraeli në vende të ndryshme të rajonit, veçanërisht në Gaza, që nga 7 tetori 2023.
Ai pretendon se ka ende shumë për të bërë. “Ne e dimë se për çfarë po luftojmë, e dimë se kë kemi përballë. Nuk do të lejojmë që të krijohet një kalifat në brigjet e Mesdheut disa kilometra më larg”, tha kryeministri izraelit.
Netanyahu thekson se ata duhet ta “përfundojnë misionin” në mënyrë që Izraeli të vazhdojë të ekzistojë.
Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë sulmet në Rripin e Gazës. Netanyahu argumentoi se ata “do ta shkatërrojnë Hamasin, do t’i kthejnë pengjet izraelite dhe do të parandalojnë një kërcënim të ri nga Gaza për Izraelin”.
Netanyahu pretendon se po ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme ndërsa tha se “i kanë dhënë goditje të madhe boshtit iranian” në Gaza, Liban dhe Siri.
“Ne kryem sulme kundër Huthive në Jemen së bashku me ShBA-në”, tha Netanyahu ndërsa lidhur me debatet në politikën e brendshme izraelite shtoi se: “Nuk do të ketë luftë civile në Izrael”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…