Aeroporti i Prishtinës
Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sot, 1 tetor, për të gjithë qytetarët, përfshirë shqiptarët, që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra në 29 vendet e Zonës Shengen.
Nga data 12 tetor 2025, do të nisë gradualisht funksionimi i Sistemit të ri të hyrje/daljes, një mekanizëm modern i menaxhimit të kufijve që do të regjistrojë automatikisht:
-të dhënat nga dokumenti i udhëtimit
-datat e mbërritjes dhe të largimit
-të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)
Ky sistem i ri synon të forcojë sigurinë dhe kontrollin e kufijve të BE-së.
E rëndësishme për udhëtarët shqiptarë:
Nuk është e nevojshme të bëhet ndonjë veprim paraprak para udhëtimit.
Nuk ka asnjë tarifë shtesë.
Ky ndryshim prek të gjithë udhëtarët nga vendet jo-anëtare të BE-së, të cilët hyjnë në shtetet e Zonës Shengen për vizita afatshkurtra.
Sistemi “Entry/Exit System” (EES) do të zëvendësojë tanimë vulosjen tradicionale të pasaportave me regjistrim digjital të të dhënave biometrike.
Zbatimi i tij parashikohet të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te të gjithë turistët, udhëtarët për qëllime biznesi që nuk janë qytetarë të Bashkimit Europian, përfshirë këtu edhe shtetasit shqiptarë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…