Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nga Athina ka komentuar ndalimin e hyrjes së këngëtarit Goran Bregoviqit në Moldavi.
“Nuk kam pasur rastin të flas me zonjën Sandu për ndalimin e hyrjes së qytetarëve të caktuar të Serbisë, për arsye shumë të çuditshme, të jem plotësisht i sinqertë. Kur pashë që dikush në publikun moldav po shqetësohej nga Bregoviqi duke kënduar një këngë të quajtur “Kallashnikov”, atëherë ndaloni dhe pyesni veten se çfarë është ky popull. Është sikur po dëgjoj disa në Beograd. Atëherë e kuptoni se kjo është lloji i marrëzisë që vjen nga rrjetet sociale. Nuk besoj se është e mundur që një vend të reagojë në një mënyrë të tillë. Besoj se do të kemi mundësinë ta diskutojmë këtë me miqtë tanë moldav dhe të zgjidhim çështje të tilla në të ardhmen”, tha presidenti në fjalimin e tij nga Athina.