Nga epiqendra e Europës, Italia arrin nivelet më të ulëta: Vetëm 128 të infektuar nga koronavirusi

Ndërsa në Shqipëri kjo e martë ishte dita me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus, në Itali, një nga shtetet më të goditura nga pandemia, numri i rasteve të reja shënoi një ulje të madhe, duke u regjistruar vetëm 129 persona pozitivë më Covid-19.

Ndërkohë, numri i vdekjeve ishte i lartë, pasi 15 persona të prekur me koronavirus ndërruan jetë, duke e çuar në 35073 numrin total të të vdekurve.

Në Spanjë, shqetësuese paraqitet situata në Katalonjë, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 590 raste të reja. Po ashtu, situata paraqitet shqetësuese edhe në Madrid, aty ku numri i pacientëve të shtruar në spital është më i madh se në Barcelonë, ndërsa janë shëruar vetëm 4 persona gjatë 24 orëve të fundit.