LAJME

Nga Graçanica në mbrojtje të Vuçiqit në Beograd, publikohet videoja e “studentëve” serbë

Në rrjete sociale janë publikuar video të një grupi burrash serbë nga Graçanica që ka udhëtuar drejt Beogradit në mënyrë të organizuar për të mbështetur “studentët që duan të studiojnë” në parkun afër Presidencës së Serbisë.

Në mesin e tyre, siç ka shkruar “Radiokim”, shumica janë burra më në moshë.

Siç raportohet, shumica e atyre që kanë udhëtuar janë punonjës të “institucioneve serbe”, por edhe ata që “s’kanë kontrata të përhershme”.

Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe ka thënë se “ata janë aktivistë të Listës Serbe, Partisë Progresiste Serbe dhe të obliguar për t’i dëgjuar strukturat”.

Se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po paguan serbë nga Kosova për të shkuar në kampin e ngritur para Presidencës Serbe, një ditë më parë tha edhe gazetari dhe udhëheqësi i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë” në Serbi, Nemanja Sharoviq.

Që  nga fundjava e shkuar serbë, që thonë se janë studentë, janë grumbulluar në një park afër Presidencës së Serbisë dhe kanë ngritur kamp. Sipas raportimeve të mediumeve të pushtetit, ata janë “studentë që duan të mësojnë”, dhe që “duan të kthehen në klasat e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundshme”.

Ky kamp po konsiderohet si “mburojë” për Vuçiqin para protestës së paralajmëruar për 15 mars nga studentët.

Serbia është duke u përballur vazhdimisht me protesta masive të studentëve që po kërkojnë drejtësi për 15 viktimat e 1 nëntorit kur në Novi-Sad u shemb streha e hekurudhës.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago