Qytetarët e Kosovës nga data 4 maj, ditën e nesërme, mund të lëvizin për 90 minuta në ditë, për tre orë brenda dy orareve.
Ky njoftim erdhi nga Ministria e Shëndetësisë, disa ditë më parë në një konferencë për shtyp të mbajtur rreth njoftimit të masave të reja në Kosovë.
“Në koordinim me aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë, kemi vendosur që hapjen e ekonomisë dhe heqjen e kufizimeve ta bëjmë në tre faza: Faza e parë do të fillojë nga data 4 maj dhe do të vazhdojë deri më 13 maj. Do të zgjerohet orari i lëvizjeve në 3 orë – në dy orare – para dhe pas dite”.
Gjatë kësaj konference u bë e ditur edhe për aktivitetet apo veprimtaritë që do nisnin gjithashtu nga kjo datë.
Sektori i ndërtimtarisë, pastaj tregtia me automjetete kishin përparësi që të rihapeshin sërish.
“Hapen këto pjesë të ekonomisë: Ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve, riparimi i artikujve personal, zyrat e konsulencës. Oraret do të publikohen menjëherë pas kësaj konference”.
Pas kësaj hapje, sipas ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, do fillojë faza e dytë nga 18 maj deri me 1 qershor.
“Faza e dytë, nga data 18 maj deri më 1 qershor do të lirohen masat, por kjo do të varet nga rekomandimet e IKSHPK-së. Duhet ta kemi parasysh që kalimi nga faza e parë në të dytën ose anasjelltas varet nga të gjithë ne”.
Por Vitia paralajmëroi qytetarët për atë që mund të ndodh nëse numri i rasteve të konfirmuara do rritet, ose do përkeqësohet gjendja.
“Nëse nuk kemi rritje të rasteve, atëherë natyrisht se do të ecim përpara. Por, nëse përkeqësohet gjendja, do të kthehemi mbrapa”, tha Vitia gjatë konferencës së fundit që u mbajt.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…