Bashkëshortët nga qyteti, Majlinda dhe Pëllumb Nelaj prej 8 vitesh janë transferuar në fshat.
Në Mazhar të Selenicës ata merren me bujqësi dhe blegtori. Çifti Nelaj shpreson se duke punuar tokat e të parëve fëmijët e tyre nuk do marrin rrugën e emigrimit.
“Po jeta më e vështirë sa nuk ka të vejë më. Ku të vemi, të ikim në Gjermani nuk ikim dot se jemi me fëmijë e shtëpi, t’i lëmë vjen na i prish tjetri”, deklaroi. Duam në këtë punë të na ndihmojë shteti sa ka mundësi”, tha Pëllumb Nelaj.
Edhe pse kanë kaluar fatkeqësi nga zjarri i cili i ka djegur bagëti, lopë por dhe dhjetëra koshere me bletë, ata sërish kanë mundur të ngrenë nga e para punën me lopë dhe bagëti të imta.
“Mu dogjën gjashtë lopë, freza me korrëse bari, të gjitha. Mbeta me asgjë. Terreni është i vështirë, ka vuajtje. Ngrihemi që në katër t’i sigurojmë, marr qumështin e dërgoj në qytetin e Vlorës”, shtoi më tej ai.
“E kemi nisur nga a me çdo gjë, as ujë nuk ka këtu. Kemi hapur dy puse dhe po i mbajmë me ujë këto. Pastaj rruga, çdo gjë me shumë sakrificë. Punën e kemi vazhduar për të ushqyer fëmijët”, tha Majlinda Nelaj.
Kreu i njësisë administrative Arqile Resuli i cili shoqëroi ekipin për në këtë zonë të thellë, shprehet se këta njerëz janë heronj që kthehen në tabanin e vet.
“Unë do t’i quaja heronj këta njerëz, pasi jo vetëm ruajnë traditën dhe kthehen në tabanin e vet, këta njerëz nuk i gjejmë më. Ata duhen ndihmuar”, tha Arqile Resuli, kryetar i njësisë administrative Kotë.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…