Nga SHKK e mohojnë të jetë sulmuar Ekrem Rexhepi, thonë se i dyshuari tjetër Sh.K mori tretman në spital

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dyshuari për dhunimin e 11 vjecarës Ekrem Rexhepi asnjëherë nuk është sulmuar apo rrahur në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë.

Sipas tyre, ai është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij dhe për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm, për shkak të veprës për të cilën dyshohet.

Ndërsa, SHKK’ja thotë se i dyshuari tjetër SH.K është personi i parë në videot e shpërndara në media nuk është Ekrem Rexhepi, por i dyshuari tjetër SH,K.

Sipas tyre, as SH.K nuk është sulmuar mirëpo ka marrë shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës.

“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale me titull: ‘ Del video që pretendon se një nga të dyshuarit për përdhunimin është rrahur nga të burgosurit’, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuari tjeter për të njëjten veper, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendren e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”.