Dy liderë të talebanëve janë zhdukur nga sytë e publikut, duke nxitur pikëpyetje në mes të afganëve nëse lideri suprem i grupit dhe zëvendëskryeministri i ri janë gjallë.
Lideri taleban, Haibatullah Akhundzada, nuk është parë në publik një muaj pasi militantët morën kontrollin e Afganistanit.
Një zëdhënës megjithatë ka mohuar raportimet për vdekjen e tij.
Abdul Ghani Baradar, një nga fytyrat tjera më të njohura të talebanëve, po ashtu është zhdukur.
Pikëpyetjet rreth tij kanë nisur pasi s’është parë në publik qe disa ditë.
Ka pasur raportime në Kabul se ai është vrarë apo lënduar rëndë nga një luftë e ashpër e zhvilluar.
Megjithatë, zyrtarët talebanë kanë mohuar edhe këto raportime, duke postuar video e audio, megjithatë sipas “The Guardian” ato nuk shfaqën asgjë që konfirmonin vendndodhjen e liderëve.