Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve dhe sigurimit të provave, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve lidhur me vrasjen e zyrtarit policor Muhamet Lika në Kaçanik.
Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.9, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria bën të ditur se më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, afër vendbanimit të viktimës në Kaçanik, të pandehurit, në bashkëkryerje me të miturin R.B., me dashje dhe përgatitje paraprake, kanë privuar nga jeta zyrtarin policor, rreshterin Muhamet Lika, duke shtënë me armë zjarri.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, është kërkuar që masa e paraburgimit ndaj tyre të vazhdohet deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…