ot ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. I pranishëm në ceremoninë e mbajtur për nisjen e punimeve ishte edhe kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Bajram Begaj.
Kryeministri Edi Rama tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.
Aksident në Dimal, 4 të plagosur rëndë! Dy makinat shkatërrohen plotësisht, njëra përfundon në kanal (VIDEO)
Do zbatohen 5 projekte të ndara në 4 paketa të rëndësishme , u shpreh kryeministri Rama, të cilat do të impaktohen në mënyrë aftagjatë. Në aspektin social shtoi Rama, zona e Kuçovës do të ketë një përfitim si të ardhur nga qielli në këtë rast.
Kryeministri Edi Rama tha po ashtu se së bashku me qeverinë e SHBA përmes edhe të angazhimit të ambasadores së SHBA, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë tjetër e shtuar për gjithë NATO-n.
Nga ana tjetër gjeneral Bajram Begaj, u shpreh se modernizimi i kësaj baze ajrore dëshmon edhe një herë rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon.
Investimi që do të bëhet në Kuçovë kap vlerën prej rreth 50 milionë Euro, 5 prej të cilave nga buxheti i shtetit. Do të bëhet ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…