Të tjera detaje mësohen për gruan e marrë në pyetje gjatë hetimeve që po kryhen për vrasjen e 39-vjeçarit Bledar Dedja, në Itali (Lexo më shumë). Bëhet fjalë për një 30-vjeçare shqiptare, e martuar po me shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, ajo dyshohet të ketë pasur një lidhje jashtëmartesore me viktimën. Para hetuesve, 30-vjeçarja ka pranuar se e kishte njohur Dedjan në një aplikacion takimesh, rreth 2 vjet më parë. Ajo u gjurmua nga hetuesit pasi këta të fundit analizuan telefonin e viktimës.
Shqiptarja ishte në mesin e shumë personave që policia italiane ka marrë në pyetje për vrasjen e 39-vjeçarit.
Hetimet janë fokusuar pikërisht në pistën e krimit të pasionit. Dyshimet janë se Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, bënte një jetë të dyfishtë, për të cilën bashkëshortja e tij nuk kishte dijeni. Ka dyshimet se ai ishte përdorues i rregullt i aplikacioneve të njohjeve online, që i finalizonte me takime. Dyshime ka po ashtu se ai mund të ketë pasur njohje me disa gra të tjera.
Aktualisht nuk ka ende një autor për krimin e rëndë që ndodhi pasditen e së shtunës në Asolo të Treviso-s. Bledar Dedja u gjet i masakruar me thikë në pyjet e Paderno del Grappa. Goditja fatale i erdhi nga pas dhe i preku mushkërinë. 39-vjeçari u gjet gjysmë i zhveshur, rreth 100 metra larg makinës së tij e cila ishte e mbyllur dhe çelësat dyshohet se u morën nga autori.
Asnjë send me vlerë nuk mungonte, duke hedhur poshtë pistën se vrasja erdhi për shkak të një grabitjeje që shkoi keq.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…