Një bager ka rënë nga rimorkio e një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në Duhël të Suharekës, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se njësitet kompetente dhe ato policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Njeri krah i rrugës është liruar për qarkullim aktualisht dhe po punohet deri në lirimin e plotë të rrugës nga autoritetet kompetente”, ka thënë Hoxha.