FOTO&VIDEO

Një bukuri që admirohet që prej dy mijë vjetësh

Ndër të parët që u magjeps nga Kapri, ishte perandori romak Tiberius që u internua në këtë ishull. Më vonë, edhe perandori August e pushtoi dhe qëndroi për disa kohë në këtë vend përrallor. Një nga adhurueset e famshme të Kaprit, ka qenë dhe Jacqueline Kennedy, e cila u bë e famshme për ecjet zbath nëpër rrugët e kalldrëmta të Kaprit.

Sot, më shumë se kurrë, Kapri vazhdon të jetë një destinacion për udhëtarët e pasur dhe të famshëm, të magjepsur nga stili dhe deti fantastik.

Historia mijëvjeçare

Ishulli shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 10 km katrorë, i shpërndarë midis qyteteve Kapri dhe Anakapri. Nga bluja e thellë e detit, del një varg shpellash dhe pirgjesh, që bashkohen në një pikë të caktuar. Është pikërisht Marina Grande, porti i vogël i ishullit nga niset dhe teleferiku i famshëm deri në qytet.

Shtëpi prej shtufi, çati me tarraca, harqe, pjergulla dhe rrugë gjarpëruese që përfundojnë të gjitha në Piazza Umberto I. Ky shesh i mbushur me kafene dhe lokale, është shumë i frekuentuar nga VIP-at. Nga këtu, mund të shijohet pamja e mrekullueshme e Marina Grande, kishës së Santo Stefanos (e rindërtuar në vitin 1600, duke përzier format barok me kupolat arabeske), si dhe Palazzo Cerio, që dikur ishte kështjella e Giovanna I d’Angiò.

 

Kapri ishte shumë i dashur nga romakët, aq sa në të u ndërtuan 12 vila perandorake. Villa Jovis është më e madhja prej tyre, e quajtur ndryshe edhe pallati i Tiberiusit sepse nga këtu udhëheqësi i madh komandonte Perandorinë Romake nga viti 27 deri në vitin 37 pas Krishtit. Mund të arrihet pas një ecjeje 45-minutëshe nga kisha e San Michele.

Panorama marramendëse

Nga kisha e San Maria del Soccorso mund të shijohet pamja fantastike e gjireve të Napolit dhe Salernos. Në Capo Massullo, jo shumë larg shpellave, qëndron shtëpia e kuqe pompeiane e shkrimtarit Curzio Malaparte, një kryevepër e racionalizmit italian.

Anakapri është qendra e dytë e ishullit, e rrethuar nga ullishte dhe vreshta të shumta. Nga aty, duke ndjekur rrugën që zbret drejt Kullës së Damekutës e vitit 1100, gjenden gërmimet e fundit nga tri vilat romake. Së fundmi, ata që e duan natyrën, ngjiten në malin Solaro dhe mund të admirojnë të gjithë panoramën përrallore të ishullit.

Natyra e habitshme

Një shëtitje me varkë rreth ishullit është ideale për të admiruar bukurinë e Kaprit dhe për t’u zhytur në ujërat e pastër. Grotto Blu, 60 metra e gjatë dhe 25 metra e gjerë, mund të vizitohet me motobarkë ose me varka të vogla dhe përgjatë rrugës turistët kanë mundësi të shikojnë edhe banjat e famshme Tiberius.

Kjo zonë njihet për një reliev unik për shkak të pranisë së magmës së poshtme, qartësisht e dukshme dhe ende aktive. Gjithashtu, të njohur janë dhe tre shkëmbinjtë e lartë, përkatësisht: Stella 109 metra e lartë;  Faraglione 81 metra që përshkohet nga njëra anë në tjetrën nga një tunel; Scopolo, 104 metra e lartë.

Diversitet kulturor

Me referencat e shumta kulturore, hijeshinë e detit dhe natyrën, Kapri është edhe sinonim i modës, stilit unik, elegant dhe të thjeshtë të të jetuarit në det. Qyteti është i mbushur me veshje, bizhuteri dhe parfume që ekspozohen në vitrinat e dyqaneve artizanale apo në butikët luksozë të markave të mëdha vendase dhe ndërkombëtare. Veç tyre, nëpër pedonale gjenden edhe lokale të shumta, ku serviret ushqimi i shijshëm, vera dhe produktet vendase.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

59 minuta ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

10 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago