FOTO&VIDEO

Një dron bie në lagjen Bair të Mitrovicës, dyshohet se është ushtarak

Një dron me një madhësi rreth 2 metrash, ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.

Droni i madh që u rrëzua në Mitrovicë, dyshohet të jetë ushtarak.

Media është njoftuar përmes një burimi anonim (që ishte dëshmitar në vend të ngjarjes) se një dron i madh, që dyshohet të jetë ushtarak ose policor, është rrëzuar në oborrin e shtëpisë së një shqiptari në Mitrovicë.

Ky dron nuk kishte asnjë mbishkrim që ishte i pajisur me një kamerë të madhe e të sofistikuar vëzhguese, dhe e cila përdoret për survejim/mbikëqyrje.

Burimi u shpreh se ishte njoftuar Policia e Kosovës dhe e cila kishte mbërritur në vendngjarje më pas.

Droni kishte pësuar një aksident në ajër, por kishte mbetur funksional edhe pak kohë pasi kishte rënë. Kjo ngjarje kishte ndodhur rreth orësh 14:00.

“Edhe pasi ka rënë në tokë, ai provoi të ngritej lart,” – tha ai.

Ditë më parë, një dron i ngjashëm si ky që ka rënë në Mitrovicë ishte rrëzuar edhe në Zagreb të Kroacisë. Ai po fluturonte nga zonat e luftës në Ukrainë.

Droni i rrëzuar në Kroaci ishte i prodhimit sovjetik, dhe kishte fluturuar përmes Rumanisë dhe Hungarisë para se të hynte në Kroaci.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

19 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago