Përveç retorikës së zakonshme provokuese, presidenti serb të shtunën është paraqitur me një provokim të ri vizual.
Në podiumin nga ku ka dalë për të folur me serbët gjatë vizitave të tij në Serbi, prapa krahëve të Aleksandër Vuçiqit ka qëndruar një hartë e madhe ku Kosova është paraqitur si pjesë e Serbisë.
Pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për frenim të retorikës dhe veprimeve provokuese, në prag të takimit të nivelit të lartë në Maqedoninë e Veriut mes palës së Kosovës dhe asaj serbe, Vuçiqi nuk është ndalur.
Ai ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, as de facto dhe as de jure.
Takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe Vuçiqit mbahet më 18 mars.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…