LAJME

Një luftë e re afër të shpërthejë, zbulojnë imazhet satelitore

Venezuela po zgjeron bazat ushtarake pranë kufirit me Guayanan dhe po vendos forca në kufirin rreth xhunglës ndërsa presidenti Nicolas Maduro ka rritur kërcënimet për të aneksuar fqinjin e pasur me naftë, kanë zbuluar imazhet satelitore, shkruan The Guardian.

Maduro u zotua në bisedimet e ndërmjetësimit në dhjetor se nuk do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër fqinjit, por pamjet e shpërndara nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington të premten tregojnë për grumbullim forcash.

“Në të njëjtën ditë që ministri i Jashtëm i Venezuelës po takohet me diplomatët e Guayanas, ushtria venezueliane po kryen stërvitje tankesh pranë Guayanas. E gjithë kjo na tregon se Maduro po ndjek politikë të dyfishtë”, ka thënë Christopher Hernandez-Roy, zëvendësdrejtor i programit amerikan të CSIS.

Venezuela e ka pretenduar prej kohësh rajonin e pasur me burime, Essequibo, i cili përbën dy të tretat e Guayanas, por Maduro ka rritur retorikën për territorin e diskutueshëm muajt e fundit.

Pas muajsh fushate, Venezuela mbajti votim në dhjetor në të cilin Maduro ka thënë se populli venezuelian e mbështeti për të marrë me forcë pjesën e madhe të xhunglës.

Pamjet ajrore tregojnë se ndërsa diplomatët venezuelianë u takuan me homologët e tyre nga Guayana për të qetësuar tensionet, ushtria venezueliane dërgoi tanke dhe anije patrullimi të pajisura me raketa në kufi.

“Kjo sjellje përshkallëzuese nga ana e Venezuelës krijon mundësi për llogaritje të gabuara dhe humbje të kontrollit mbi ngjarjet në terren”, paralajmëron CSIS në raportin mbi mosmarrëveshjen në përshkallëzim.

Mosmarrëveshja po gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por Maduro dëshiron të shpërfillë Gjykatën e OKB-së dhe të negociojë drejtpërdrejtë me Guayanan.

Analistët e kishin parë sulmin e Maduros si mjet për të krijuar mbështetje përpara zgjedhjeve që priten këtë vit, por kanë sugjeruar se mund të jetë gjithashtu përpjekje për t’i bërë presion Guayanas për të ndarë të ardhurat nga zbulimet e fundit të naftës.

Ekonomia e Venezuelës ka rënë në dekadën e fundit, pavarësisht se ka disa nga depozitat më të mëdha në botë.

Brazili vendosi më shumë trupa në kufirin me Guayanan dhe Venezuelën këtë javë mes tensioneve në rritje në rajon dhe SHBA-ja ka rënë dakord të forcojë mbrojtjen e Guayanas me avionë të rinj, helikopterë, drone ushtarake dhe teknologji radari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

59 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

24 orë ago