POLITIKE

Një “shuplakë gjermane” për Serbinë tërbon Vuçiçin

Serbët në veri të Kosovës kanë vendosur sërish barrikada dhe këtë herë janë aty në shenjë proteste kundër arrestimit të ish-policit të dyshuar për “terrorizëm”, të cilin Prokuroria Publike e Kosovës e akuzon se ka kryer një sulm me bombë në objektin e komisionit zgjedhor në Mitrovicë.

Serbët donin të pengonin zgjedhjet lokale në veri, të cilat u shpallën pasi të gjithë zyrtarët serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit. Disa qindra policë serbë u larguan nga policia e Kosovës, ashtu si edhe gjyqtarët serbë që nuk punojnë më në veri të Kosovës.

Bojkoti i institucioneve të Kosovës ishte një reagim ndaj planit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për ndalimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe në Kosovë dhe zëvendësimin e tyre me ato të Kosovës. Për Kurtin është çështje e parimit të reciprocitetit sepse Serbia nuk i pranon targat e Kosovës.

Në ndërkohë, Prishtina i shtyu të dy projektet, zgjedhjet lokale dhe vendosjen e targave të reja, ndoshta nën presionin e BE-së dhe mbi të gjitha të SHBA-së. Tani Perëndimi po kërkon gjithashtu nga Serbia të zbusë tensionet.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, mendon se deri në Krishtlindjet Katolike duhet të hiqen barrikadat në veri të Kosovës.

“Pozicioni ynë është i qartë. Ato janë të paligjshme dhe ata që i kanë instaluar duhet t’i largojnë sa më shpejt. KFOR-i është këtu për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë. Kështu që unë jam optimist se do të realizohet, shpresoj sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse gjëja e fundit që na duhet është përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës”, tha Rode.

Ai tha se qëndrimi i Gjermanisë për kërkesën e Beogradit drejtuar KFOR-it për kthimin e forcave serbe në Kosovë është i qartë. Sipas tij, të njëjtin qëndrim kanë edhe SHBA-të.

“Është një kërkesë e papranueshme dhe absurde. Ne kemi rezolutën 1244. Janë disa paragrafë që janë zbatuar në situatën e asaj kohe,” theksoi Rode.

Ndaj deklaratave të Rode-s ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ai tha se Rode është i njohur në Prishtinë për “pikëpamjet e tij antiserbe” dhe se deklarata e tij është e rrezikshme. “Është një kërcënim për popullin serb”, tha Vuçiç.

“Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”, pohoi Vuçiç dhe shtoi se ai “gjithmonë e dinte se dikush po e shtynte Kurtin në çekuilibrin e tij”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

19 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago