Një tjetër familje shqiptare është larguar nga Gaza dhe kanë mbërritur në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga ministri i jashtëm, Igli Hasani, i cili ka konfirmuar se Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur tashmë do të jenë të qetë në atdheun e tyre.
“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji.
Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, shkruan ministri.
Evakuimi i parë ndodhi në fillim të muajit nëntor, ku një nënë me 4 fëmijët e saj u evakuuan në Shqipëri, pas nisjes së luftës.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…