LAJME

Një trup i pajetë dhe dhjetëra të plagosur, raportohet për tensione të mëdha në kampin MEK në Durrës

Në Shqipëri po raportohet për dhjetëra të plagosur në një kamp të iranianëve në Manzë të Durrësit.

Një trup i pajetë është në kamp, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar se cili ishte shkaku i vdekjes, raporton Top Channel.

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrolleve pas një urdhri nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, për shkak të rezistencës së banorëve, ndërsa zëdhënësi i shtypit të kampit Ashraf, Shahriar Kia tha se njëri prej banorëve është vrarë nga ata. Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Shahriar Kia tha: Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit. The changes are minor: I just changed “17 qershorin” to “atë të 17 qershorit” to better fit in the sentence, and “Kjo është një nga ditët” to “Ky është një nga ditët” for gender agreement ëith “dita”. Tani situata e banorëve të Ashrafit është shumë e rrezikshme dhe kushtet brutale po zbatohen nga policia në Ashraf.

Pas kësaj tensionet janë shtuar brenda kampit, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar nga kontrollet policore. Xhamat e makinave të policisë janë thyer nga anëtarët e kampit, ndërsa kanë zbarkuar edhe forcat speciale RENEA.

Urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të sulmeve kibernetike. Shumë nga banorët e kampit, ku strehohet opozita iraniane janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dhe janë kthyer sërish.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës. Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar”, njoftoi Policia e Shtetit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago