Jetlir Zyberaj i cili ka shërbyer si këshilltar i Behgjet Pacollit gjatë kohës sa ka qenë në krye të diplomacisë kosovare ka reaguar rreth zhvillimeve të djeshme që ndërlidhen me tërheqjen e njohjes nga Togo.
Zyberaj pretendon se në gjithë fushatën e Serbisë kundër Kosovës është i përfshirë drejtori i kompanisë “Valtacom Institue”. Vladimir Cizelj, të cilin e quan edhe “sekser i Vuçiqit dhe Daçiqit”.
Sipas njeriut të afërt të Pacollit Cizelj është njeriu që po e shtron tepihun e kuq për diplomacinë korruptive të Serbisë, e që thotë se kjo tepih iu shtuar edhe kryediplomatit të Togos, Robert Dussey.
Reagimi i plotë i Zyberajt:
Nuk është se pritet diçka tjetër nga Serbia, ajo ka këtë formë të politikës së jashtme, duke mbështetur regjime që vrasin njerëz dhe korruptojnë diplomatë. Problemi është se në Kosovë ka nga ata që e përdorin këtë fushatë të Serbisë, e cila është kundër shtetit të Kosovës, më së shumti për sulme ndaj kundërshtarëve politikë, e ndaj Serbisë heshtin.