KRYESORE

Noa, fytyra simbolike e pengjeve të 7 tetorit në Izrael kthehet në shtëpi! Historia dhe takimi pas 8 muajsh me nënën e sëmurë me kancer

Imazhet e rrëmbimit të saj, ajo thirrje e dëshpëruar , ‘Mos më vrit’, teksa Hamasi e mori peng me motoçikletë, me krahët e shtrirë drejt të dashurit të saj, gjithashtu i rrëmbyer dhe ende në Gaza, e kthyen menjëherë një simbol të rrëmbimeve në Izrael më 7 tetor 2023. Fytyra dhe historia e saj, thirrjet e nënës së sëmurë me kancer në tru, kishin bërë jehonë në të gjithë botën.

Noa Argamani është kthyer në shtëpi. 26 vjeç, studente nga Be’er Sheva një qytet jugor pak më shumë se gjysmë ore nga Re’im të Izraelit, vendi ku u mbajt festivali Nova më 7 tetor,  ndërsa ajo kishte dalë për të kërcyer me të dashurin e saj. Videoja e rrëmbimit të saj ishte një nga të parat që u shfaq atë ditë: nga pamja e tmerruar e asaj vajze, miliona njerëz në mbarë botën kuptuan se kriza që po hapej në Gaza nuk ishte aspak si ajo që kishte ndodhur në të kaluarën.

Noa dhe Shani

Brenda pak orësh, Noa, ashtu si Shani Louk, u bënë simboli i dhunës së ushtruar mbi gratë izraelite atë ditë. Të dy të reja, të dyja të bukura, të dyja u rrëmbyen ndërsa ishin në festë. Shani, u mor pa ndjenja, e ngarkuar si një ‘trofe’ në pjesën e pasme të një kamioni nga Hamasi dhe u gjet e vdekur në Gaza muaj më vonë. Tjetra, Noa, u mbajt me forcë nga dy anëtarë të Hamasit në anën e pasme të një motoçiklete para se të zhdukej për muaj të tërë. Dhe më pas u shfaq sërish e zbehtë, e  frikësuar, e plagosur, në një video propagandistike të Hamasit, e detyruar të fliste për vdekjen e dy pengjeve me të cilët kishte ndarë robërinë.

Shani Louk, një prej pengjeve të Hamasit e cila u vra

Nëna e Noas e sëmurë

Për ta bërë gjithçka edhe më të vështirë, situata e nënës së Noas, zonjës Liora, një shtetase kineze, me kancer në tru, në nëntor ajo nisi një apel për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën për ta ndihmuar të përqafonte vajzën e saj të vetme para se të vdiste. Në janar ajo përdori të gjitha forcat e saj dhe dha një mesazh në një nga mitingjet e shumta ku bëhej thirrje për limimin e pengjeve në Tel Aviv, duke bërë të qajë gjithë sheshin.

“Po vdes, ma ktheni vajzën”, tha ajo.

Noa e rrethuar me familjarë flet në telefon

Takimi me familjen

Disa orë pasi u shpëtua nga robëria prej tetë muajsh në Gaza, Noa Argamani mbërriti në një spital në Tel Aviv për të parë nënën e saj të sëmurë. Ajo u prit me brohoritje pas mbërritjes në Qendrën Mjekësore të Tel Aviv Sourasky.

Drejtori ekzekutiv i spitalit Ronni Gamzu tha se gjendja e nënës ishte “e ndërlikuar dhe e vështirë”, pasi tashmë ndodhet në fazën e fundit dhe prej 8 muajsh janë përpjekur ta mbajnë në gjendje stabël.

Mjeku tha se Noa arriti që të komunikonte me telefon me nënën e saj.

“Për tetë muajt e fundit ne po përpiqemi ta mbajmë atë në një gjendje që ajo mund të komunikojë,” tha Gamzu.

Babai i Argamanit, Yaakov, e takoi për herë të parë pasi një helikopter ushtarak e çoi Noan në Izrael.

“Sot është ditëlindja ime dhe një dhuratë si kjo nuk e kisha besuar kurrë se do ta merrja”, tha ai.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu,” tha ajo në një telefonatë me presidentin e Izraelit pas kthimit të saj, duke buzëqeshur dhe e rrethuar nga miqtë dhe familja.

Ka ende të burgosur në Gaza. Për Noan dhe familjen e saj, pjesa më e keqe e makthit tashmë ka përfunduar, të tjerët janë ende në pritje.

Takimi i Noas me babanë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago