Lajmi se austriaku Peter Handke u nderua me Nobelin në Letërsi ditën e sotme, ka shkaktuar polemika të vazhdueshme nga figura të njohura.
I wrote about Handke’s idiocies 20 years ago. I agree with you. https://t.co/tfw0hbszjS
— Salman Rushdie (@SalmanRushdie) October 10, 2019
Në mesin e tyre është edhe shkrimtari i njohur indiano-britanik, Salman Rushdie. Ai ka shprehur opinionin e tij lidhur me çmimin e dhuruar ndaj një figure të diskutueshme, për shkak të qëndrimeve të tij pro “kasapit” të Ballkanit, Slobodan Millosheviç.
Në Twitter, Rushdie ka replikuar me një numër të madh ndjekësish nga Serbia, të cilët kanë nisur kritikat e tyre ndaj shkrimtarit, madje duke e quajtuar edhe ziliqar për çmimin që mori Handke.
Dhëmbë për dhëmbë kanë qenë dhe përgjigjet e romancierit. Një nga njerëzit që i ka drejtuar mesazh, Rushdie ka qenë dhe Vlora Çitaku, e cila thotë: ” I dashur Salman. Besoj e lexove lajmin për fituesin e fundit të Nobelit në Letërsi. Jam e shokuar. Është një shuplakë fytyrës për gjithë viktimat e Milosheviçit.
Ndërsa Rushdie ia ka kthyer se qysh para 20 viteve ai ka shkrua për idiotësitë e Handkes. “Jam.dakord me ty”, shkruan ai.