Fituesit i çmimit Nobel për kimi, izraeliti Dan Shechtman, po qëndron në një vizitë në Kosovë.
Ai ka folur në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova.
Shechtman tha në Info Magzazine se si shembull të zhvillimit Kosova duhet ta ketë vendin e tij Izraelin.
“Izraeli e ka shpallur pavarësinë 60 vjet para, pra në vitin 1948 kurse Kosova në vitin 2008. Popullata jonë u rrit shumë shpejtë. Tani jemi rreth 10 milionë. Kur kemi filluar ishim 650 mijë banorë”, tha ai.