Studimet e fundit kanë treguar se vendi më i mirë për të rritur fëmijët nuk është Amerika, por Danimarka.
Raporti, i cili rendit vendet më të mira, vlerësoi 73 kombe dhe kjo renditje bëhet çdo vit nga studiues të Shkollës Wharton të Universitetit të Pensilvanisë.
Në këtë renditje, nuk ekziston Shqipëria.
Danimarka është njohur si vendi më i mirë për të krijuar një familje falë politikave shumë bujare për gratë që sapo kanë lindur dhe lejes së atësisë, sistemit shëndetësor dhe arsimit publik falas në këto vende.
Në vendin e dytë renditet Suedia ndërsa në të tretin Norvegjia.
Kanadaja dhe Holanda janë në pesë të parat, pasuar nga Finlanda, Zvicra, Zelanda e Re, Australia dhe Austria.
Dy vendet fqinje të Shqipërisë, Italia dhe Greqia renditen përkatësisht në vendin e 16 dhe 21.
Në listën me 73 shtetet renditen edhe dy vende të Ballkanit, Kroacia në vendin e 24 dhe Serbia në vendin e 63.
Sondazhi u krye duke pyetur më shumë se 20,000 njerëz në SH.B.A., Azi, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë të barabartë në grupe të ndryshme në mënyrë që të kishin përfaqësim të saktë për secilin komb.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…