Donald Trump ka kritikuar ashpër paraardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, se ai nuk e la Ukrainën t’i kundërpërgjigjej Rusisë.
Sipas Trump moslejimi i Ukrainës për të sulmuar Rusinë, ia ka privuar Kievit një shans për të fituar luftën. Në postimin e tij në Truth Social, ai e krahasoi situatën e Ukrainës me një ndeshje sportive.
“Nuk ka shanse për të fituar! Është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e një pushtuesi. Është si një ekip i shkëlqyer në sport që ka një mbrojtje fantastike, por nuk lejohet të luajë sulm. Nuk ka shanse për të fituar! Kështu është me Ukrainën dhe Rusinë”, tha Trump.
Ai vazhdoi duke thënë se Biden, të cilin e quajti “jashtëzakonisht të paaftë“, në fakt nuk e kishte lejuar Ukrainën të sulmonte, duke e kufizuar atë vetëm në mbrojtje.
“Joe Biden jashtëzakonisht i paaftë, nuk do ta linte Ukrainën të luftonte, por vetëm të mbrohej. Si funksionoi kjo?“, pyeti Presidenti amerikan.
Administrata e ish-Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nuk e lejoi Ukrainën të godiste thellë në territorin rus me armë amerikane deri në vjeshtën e vitit 2024.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…