Një shkrim i gazetares Mira Kazhani për protestën e Astirit, ka shkaktuar debat mes saj dhe aktorit Julian Deda.
“Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë. Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi”, ka shkruar gazetarja.
Por aktorit Jul Deda nuk i ka pëlqyet ky qëndrim dhe ka reaguar për këtë shkrim me një status në profilin e tij ku shkruante.
“Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah”, ka shkruar Juli.
Ditën e sotme Mira i ka kthyer përgjigje Julit duke e publikuar statusin e tij në Instastory.
“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”, ka reaguar ajo.
Por aktori nuk e ka lënë me kaq replikën në rrjetet sociale.
“Kaq e deshtuar je sa çdo kritike qe shkruhet ne facebook, edhe kur nuk te permendet emri e kupton se behet fjale per ty,” ka përfunduar replikën Deda.
Por Mira nuk e linte me kaq pasi së fundmi tha se është një lajm i mirë që ai ka reaguar dhe e ka kuptuar se gruaja e tij nuk ka burrë.
Nuk dihet nëse ata kanë një konflikt të brendshëm mes tyre apo ka qenë vetëm rasti i protestës së Astirit.