Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar ndërtimin e dy spitaleve të reja në Stamboll me gjithsej 350 shtretër për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas presidentit turk, ndërtimi i njërit nga spitalet, gjegjësisht ai në Başakşehir të Stambollit, do të përfundojë më 15 maj.
“Turqia po bën përparim të konsiderueshëm në marrjen nën kontroll të shpërthimit të koronavirusit”, tha presidenti turk.
Presidenti Erdoğan përjashtoi çfarëdo marrëveshje për huamarrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Turqia nuk përballet me vështirësi gjatë furnizimit të popullit të saj me materiale personale shëndetesore”, tha Erdoğan.
Ai po ashtu njoftoi se vendi i tij do të vazhdojë me orën policore edhe gjatë kësaj fundjave, gjegjësisht më 18 dhe 19 prill.