KRYESORE

“Nuk kemi kërkuar armëpushim” Irani përgënjeshtron Trump! Lufta mbyllet për 2-3 javë?

Irani hodhi poshtë pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump, se Teherani kishte kërkuar armëpushim, duke e cilësuar pohimin si të rremë dhe të pabazë.

Një prezantues në televizionin shtetëror në Republikën Islamike citoi fjalët e një zëdhënësi të ministrisë së jashtme, të thotë se presidenti amerikan do të fliste më vonë mbi deklaratën e tij se Irani kishte kërkuar armëpushim.

Reagimi erdhi pasi Trump shkroi në një postim në mediat sociale se lidershipi i ri i Iranit i kishte kërkuar armëpushim Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se Uashingtoni do të konsideronte një lëvizje të tillë nëse Ngushtica e Hormuzit do të ishte e hapur dhe e lirë…

Trump shprehet: “Presidenti i ri i regjimit të Iranit, shumë më pak i radikalizuar dhe shumë më inteligjent se paraardhësit e tij, sapo i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës një ARMËPUSHIM! Do ta shqyrtojmë kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e pastër. Deri atëherë, ne po e hedhim Iranin në harresë ose, siç thonë ata, po e kthejmë në Epokën e Gurit!!!”

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump pritet t’i drejtohet më vonë kombit me një fjalim të rëndësishëm lidhur me luftën në Iran. Sinjali për një tërheqje të mundshme nga lufta erdhi më herët gjatë ditës, kur presidenti amerikan sugjeroi se gjithçka mund të përfundonte brenda 2 ose 3 javëve. Ai shtoi se Teherani nuk ka nevojë të bëjë një marrëveshje me Uashingtonin për t’i dhënë fund konfliktit. Në vend të kësaj, tha Trump, ia kishin dalë të përmbushnin qëllimin e operacionit, duke e “kthyer Iranin në epokën e gurit”, pa aftësinë për të arritur së shpejti një armë bërthamore.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se vendi i tij ka “vullnetin e nevojshëm” për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, për sa kohë që përmbushen disa kushte të caktuara. Por me tone më të tjera reagoi Garda Revolucionare, që tha se Hormuzi do të mbetet i mbyllur për armiqtë e vendit.

Tregjet reaguan pozitivisht ndaj mundësisë së mbylljes së luftës, me çmimin e naftës që ra nën 100 dollarë për fuçi. Por Izraeli, që zotohet të vijojë operacionin ushtarak, ka vijuar të shkëmbejë sulme me Republikën Islamike. Shpërthime të forta u raportuan në Iran, ndërsa vendet e Gjirit raportuan një sërë sulmesh me dronë dhe raketa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago