POLITIKE

Nuredin Ibishi në Hagë pyetet për një fotografi me Adelina Ismailin

Nuredin Ibishi i njohur si ‘Leka’ e ka vazhduar dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Ibishi është pyetur për një fotografi të shkrepur në fshatin Bradash e ku shihej edhe këngëtarja Adelina Ismaji.

“Është një këngëtare e njohur, Adelina Ismaili. Arif Muqolli është gjithashtu profa. Unë jam i bindur se kjo fotografi burimin e ka nga Serbia”, ka thënë Ibishi.

Nuredin Ibishi në kohën kur u votua Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës ishte deputet i LDK-së. E prokuroria, e pyeti për votën e tij në vitin 2015.

“Kam qenë deputet në Kuvendin e Kosovës kur është miratuar. Nuk e kam bërë me vullnet votën për, nga kuptimi se: së pari kur ka nis në Asamblenë e Këshillit të Evropës e dini fort mirë kanë qenë akuzat për trafikim organesh. Ndërsa në hetimet preliminare nga Williamson është konstatuar se Shtëpia e Verdhë, s’ka trafikim organesh. Mirëpo rezoluta është miratuar në KE falë asaj që s’ka pas lobim prej qeverisë. Pa vullnet kam votuar por se isha para dy dilemave: a ta miratojmë e të na gjykohen anëtarët e UÇK-së në vendet demokratike si BE-ja, apo të shkon në Kombe të Bashkuara e të vijnë regjimet e Rusisë, Kinës. Për këtë arsye ishte vota pro”, u shpreh Ibishi.

Ai u pyet edhe për raportet me Salih Mustafën.

“Calin e kam bashkëluftëtar. Asgjë personale nuk kemi. Unë nuk mund të them se e kam mik, pasi s’dalë me të çdo ditë për të pirë kafe a diçka kështu. Nuk e kam takuar para arrestimit, dhe as nuk kam pasur kontakt me familjen e tij”, ka thënë Ibishi.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Khamenei drejtuar SHBA-së: Nuk do të dorëzohemi kurrë, nëse sulmoni – pasojat do të jenë të pakthyeshme

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do ta…

1 orë ago

Merz: “Irani është një regjim terrori”

"Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve": Kancelari Merz…

3 orë ago

PAMJE RRËQETHËSE/ Babai “shembet” në gjunjë kur trupi i djalit të tij, nxirret nga rrënojat e sulmit rus në Kiev

Forcat ruse kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit në vitin…

3 orë ago

Prapaskenat/ Spiunë, dronë dhe IA… Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin?!

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion…

4 orë ago

Mediat shtetërore iraniane publikojnë një video ku shfaqet dora duke përkëdhelur bombën atomike

Media shtetërore iraniane ka postuar një video në rrjetet sociale që tregon një dorë që…

5 orë ago

Kush është Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe sa e fuqishme është familja e tij?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planin e Izraelit për të vrarë udhëheqësin…

16 orë ago