“O Kryeministër mund të flasim të lutem?”, bisedë në distance mes Ramës dhe banorëve

Kryeministri Edi Rama pasi priti në një vizitë zyrtare në Kryeministri me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.

Të dy së bashku kanë vizituar sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës.

Ndërsa Kreu i qeverisë njihte komisionerin me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, dhe i bënte me dije zyrtarit se qeveria ka në plan që të ndërtojë në këtë qytet 1 ose dy lagje, ku do të vendosen familjet e prekurave, papritur Rama dëgjon se dikush i thërret në distancë.

Biseda:

-Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem….

-Rama: Mirë?! ( Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?

-Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

-Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)

-Banori: Po kemi parë

-Rama: Po ke parë po.

E gjithë situata ka qenë në prani të komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi./abcnews.al