Mediat Franceze kishin raportuar 4 ditë më parë se një i burgosur është gjetur pajetë në burgun e Plomeur të Francës.
ABC News ka mësuar se bëhet fjalë për Mentor Rexha 36 vjeç nga Lezha. Mediat franceze raportuan se sipas grupit hetimor ka gjasa që 36 vjeçari të jetë vetëvrarë brenda qelisë.
Siç raportojnë mediat franceze, i riu ka ndërmarrë aktin ekstrem në orët e para të mëngjesit të datës 1 shkurt. Mirëpo familjarët e të riut kanë ngritur dyshime se të afërmin e tyre e kanë vrarë brenda burgut ku ndodhej prej pak muajsh.
Familjarët kanë dyshime të forta që është dhunuar nga gardianët e burgut.
E motra e të riut ka deklaruar se vetëm ditët e fundit janë lejuar që ta shohin trupin e Mentorit në morg.
“Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por nuk pranova”, ka thënë ajo.
Sipas motrës së 36 vjecarit, vetëm pasi ka shkuar vetë në morg, ka arritur të konstatojë shenjat e dhunës. Ajo madje ka mundur të fotografojë plagët në trupin e vëllait të saj.
Ndërkohë në familjen Rexha janë hapur dyert e mortit, por ende trupi i 36 vjecarit nuk është kthyer pranë familjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale motra e 36 vjecarit mes dhimbjes shkruan:
“Vellai jeme Mentori shpirti motres, ca qe kjo dhimbje more vella, qe u ndave nga jeta ne nje mosh te ri, O shpirti motres qa na bane keshtu, motra priti qe te shof me nuse jo keshtu, Zemra motres. Mallku qofte ajo Franc qe ta mori jeten ty, shpirti motrs, qosh i Xhenetit Zemra Shpirti motrs, Mentor Rexha”.
Sipas mediave franceze i riu është gjetur nga rojet e sigurisë, i varur brenda në qelinë e tij, ndërkohë që kanë filluar hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes.
Ky nuk është rasti i parë që një shqiptar gjendet i vdekur në burgjet franceze. Rasti i fundit ishte ai i Florenc Beqiraj në dhjetor të 2017.
Kujtojmë se autoritetet franceze deklaruan atëherë se Florenc Beqiraj ishte vetëvrarë në burgun e Marsejës në Francë, por 23 vjeçari Beqiraj, sipas familjarëve, ishte dhunuar.
Më pas Florenc Beqiraj vdiq ende në rrethana të paqarta në spitalin Nord të Marsejës./
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…