Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur emergjencë globale gjendjen me koronavirusin, pasi ka filluar të përhapet nga Kina në vendet tjera të botës.
“Arsyeja kryesore për këtë vendim nuk është ajo që po ndodhë në Kinë, por çfarë po ndodh në vendet tjera”, ka deklaruar shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Një person nga Kina ka hyrë në Kosovë, Instituti thotë se po diagnostikohen udhëtarët
OBSH është e shqetësuar se virusi mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore. OBSH ka deklaruar se deri më tani janë 98 raste në 18 vende tjera jashtë Kinës, por ende nuk ka vdekje.
Shefi i OBSH-së e ka vlerësuar koronavirusin si një “shpërthim të paparë”, por i cili do të përballet me masa poashtu të “papara”. Dr. Ghebreyesus i ka vlerësuar lart masat e jashtëzakonshme që i ka ndërmarr Kina për parandalimin e virusit.
Deri më tani numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 170 në Kinë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…