Mediat greke kanë publikuar detaje nga vrasja në Mykonos e 34-vjeçarit shqiptar Visar Dakrama, alias Julian Kosova.
Krimi ndodhi mëngjesin e të hënës në ambientet e jashtme të një lokali nate.
Konflikti mes 34-vjeçarit dhe shtetasit grek Athanasios Nazos nisi në lokal dhe më pas ky i fundit shkoi në banesë për të marrë armën e gjahut duke ekzekutuar shqiptarin.
Mediat greke shkruajnë se autori, është një biznesmen i njohur Mykonos, i cili është aktiv në sektorin e turizmit dhe madje është i afërm i një të zgjedhuri të bashkisë së Mykonos.
Fillimisht u aludua nga mediat greke për një krim pasioni ku një vajzë, e cila kishte qenë më parë e dashura e shqiptarit, u bë molla e sherrit mes dy të rinjve.
Por miqtë e autorit të krimit thonë se 33-vjeçari grek nuk ka pasur lidhje intime me vajzën në fjalë.
“Vajza, për të cilën ka pasur një keqkuptim, nuk ka marrëdhënie romantike me Thanasis”, thotë një mik i ngushtë i autorit.
“Burri tjetër e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u grindur. Në mjegullën e pijes gjërat morën një kthesë të pakëndshme” shtoi miku i autorit të krimit.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…