OpenAI akuzon rivalin kinez se “ia përvetësoi” të dhënat për trajnim të inteligjencës artificiale

Kompania që bëri bujë me inteligjencën artificiale dhe robotin bashkëbisedues ChatGPT, OpenAI ka deklaruar se ka dëshmi që rivali kinez DeepSeek ka përdorur përmbajtje të gjeneruar nga modeli i saj për të trajnuar robotin, sipas “Bloomberg”.

Lansimi i modelit R1 të DeepSeekut ka nxitur trazira në tregjet botërore financiare pasi kompania kineze arriti rezultate të krahasueshme me rivalët që kanë shpenzuar shumëfish më shumë para dhe pajisje.

TECH

OpenAI akuzon rivalin kinez se “ia përvetësoi” të dhënat për trajnim të inteligjencës artificiale

OpenAI

Kompania që bëri bujë me inteligjencën artificiale dhe robotin bashkëbisedues ChatGPT, OpenAI ka deklaruar se ka dëshmi që rivali kinez DeepSeek ka përdorur përmbajtje të gjeneruar nga modeli i saj për të trajnuar robotin, sipas “Bloomberg”.

Lansimi i modelit R1 të DeepSeekut ka nxitur trazira në tregjet botërore financiare pasi kompania kineze arriti rezultate të krahasueshme me rivalët që kanë shpenzuar shumëfish më shumë para dhe pajisje.

Pas tronditjes së tregjeve, kompanitë që merren me inteligjencë artificiale dhe investitorët kanë hulumtuar për ndikimet e rritjes rapide të DeepSeekut. OpenAi dhe mbështetësi kryesor, Microsoft, kanë hetuar nëse DeepSeek ka marrë të dhëna pa autorizim, pasi ka mbikëqyrur disa individë që bartnin të dhëna në nivele të mëdha nga produktet e OpenAI-së.

“Financial Times” ka raportuar se OpenAI, udhëhequr nga Sam Altman, ka thënë se ka dëshmi të “përvetësimit të të dhënave”, dhe që dyshon se kjo është bërë nga DeepSeek. Kjo paraqet shkelje të të drejtave të shërbimit nga OpenAI.

OpenAi vetë është përballur me kritika të shumta se ka shkelur të drejtën intelektuale. Kompania ishte përballur ligjërisht në një rast nga NewYorkTimes.

Akuza e OpenAI mund të nxisë betejë të re në telashet midis SHBA-së dhe Kinës.

David Sacks, që është emëruar si udhëheqës i sektorit për AI nga presidenti i ri amerikan Donald Trump, ka thënë se ka dëshmi të mjaftueshme për këtë përvetësim.