SPAK dhe Prokurorisë Antimafia e Barit, Itali, kanë goditur një grup kriminal të përfshirë në pastrimin e parave. Sipas të dhënave paraprake, për llogari të këtij hetimi janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 nga të cilat “arrest në burg”.
Gjashtë nga masat janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 të tjerat në Shqipëri.
Sipas SPAK, anëtarët e grupit kanë qenë aktivë në transferimin e paligjshëm të parave cash nga Italia në Shqipëri. Hetimet janë zhvilluar përmes një Skuadre të Përbashkët Hetimore të krijuar me koordinimin e Eurojust.
Hetimet e kryera nga autoritetet italiane kanë zbuluar një rrjet kriminal që operonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Në qendër të hetimeve është një grup me bazë në Tiranë, i përfshirë në pastrimin e parave dhe transferimin e paligjshëm të parave kesh nga Italia drejt Shqipërisë.
Ky bashkëpunim u mundësua përmes një Skuadre të Përbashkët Hetimore, të koordinuar nga organizmi evropian Eurojust.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…