Defender Europe 21 nisi në Shqipëri ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike në Portin e Durrësit, njofton Ambasada Amerikane nё Tiranё.
Hera e parë e njё operacioni të përbashkët logjistik nga deti në breg në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për tё vijuar më tej.
Aktivitetet e Defender-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes.
Partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë.