POLITIKE

Opozita zgjedh kandidatin, kush është 74-vjeçari që do përballet me Erdogan në zgjedhjet presidenciale të majit

Koalicioni i gjashtë partive opozitare njoftoi sonte se ka zgjedhur Kemal Kilicdaroglu, kreun e Partisë Popullore Republikane (CHP) si kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kilicdaroglu do të përballet me presidentin në detyrë Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka drejtuar Turqinë për 20 vitet e fundit, më 14 maj.

“Kemal Kilicdaroglu është kandidati ynë për president,” tha Temel Karamolaoglu, kreu i Partisë së Lumturisë, para turmës jashtë selisë së partisë në Ankara, ku po takoheshin kryetarët e gjashtë partive.

Kilicdaroglu, 74 vjeç, kreu i partisë së dytë më të madhe në vend, synon të dalë nga hija e Erdoganit duke e larguar atë nga presidenca.

“Tryeza jonë është tryeza e paqes. Qëllimi ynë i vetëm është ta kthejmë vendin në ditët e prosperitetit, paqes dhe gëzimit”, tha ai.

Sondazhet tregojnë se opozita është pak përpara koalicionit qeverisës, por zgjedhjet e ardhshme pritet të vendosen me një “fije peri”.

“Së bashku do të rivendosim autoritetin e moralit dhe drejtësisë. Ne, Aleanca e Kombit, do ta udhëheqim Turqinë mbi bazën e bashkëpunimit dhe pajtimit. Ligji dhe drejtësia do të mbizotërojnë”, shtoi Kilicdaroglu.

“Aleanca e Kombit” erdhi në prag të ndarjes të premten, vetëm 10 javë para zgjedhjeve. Nacionalisti “Partia e Mirë” e Meral Aksener nuk u pajtua me kandidaturën e Kilicdaroglu dhe propozoi si kandidatë kryetarët e bashkive të Stambollit apo Ankarasë, Ekrem Imamoglu dhe Mansur Yavas.

Megjithatë, të dy e refuzuan këtë propozim.

Pas takimit me dy kryebashkiakët dhe vetë Kilicdaroglu sot në Ankara, Aksener më në fund iu bashkua Aleancës.

Partia pro-kurde HDP, e cila e sheh pozitivisht kandidaturën e Kilicdaroglu, njoftoi se mund ta mbështesë atë dhe të mos paraqesë kandidatin e saj në zgjedhjet presidenciale dhe tha se ishte e hapur për bisedime me Aleancën.

Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, HDP grumbulloi një përqindje prej 12%, ndërsa kandidati i saj presidencial, i cili aktualisht është i burgosur,  mori një përqindje prej 8.4% në zgjedhjet presidenciale 2018.

Kjo parti deri më tani ishte lënë jashtë Aleancës, për shkak të pranisë së Partisë së Mirë, linja politike e së cilës është e papajtueshme me atë të HDP-së.

“Pritja jonë e qartë është kalimi në një demokraci të fortë. Nëse mund të biem dakord për parimet themelore, ndoshta do ta mbështesim atë në zgjedhjet presidenciale”, tha bashkëkryetari i HDP Mitat Sanjar për kanalin televiziv privat Haberturk.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

4 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

4 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

7 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

8 orë ago