Presidentja Vjosa Osmani gjatë intervistës për median zvicerane Blick
Dhuna ndaj grave, sulmi në një market dje në Prishtinë, dhuna deri në vdekje e 18-vjeçares M.O nga Ferizaj, janë vetëm disa nga rastet me të cilat Kosova është përballur së fundmi.
Presidentja Vjosa Osmani, e ftuar në “PrimeTime” të”Kanal 10″, ka thënë se fajin për gjithë këto raste e ka sistemi.
Osmani gjithashtu është shprehur se kur këto gra duan të denoncojnë në Polici, përballen me policë të cilët i thonë: “E ke lypë, kthehu te burri”.
“Duhet ta kuptojmë gjithsescili se barazia mes burrave dhe grave nuk është vetëm gjëja me e mençur për ta bërë, por e duhur. Asnjë shtet nuk mund të ecë përpara pa e shfrytëzuar edhe potencialin e 50% të grave. Ne as nuk do të mund te ëndërrojmë që të jemi shoqëri e suksesshme dhe e shëndoshë sepse nuk po shfrytëzohet potenciali i 50% të shoqerise tonë. Janë statistika të tmerrshme të dhunës ndaj grave këto dy vitet e fundit. Nëse gruaja shkon në polici akoma ballafaqohet me policë që thonë: E ke lypë, por nuk them për të gjithë. Ka ende raste kur i thonë “kthehu te burri” e deri, te prokurorë të cilët injorojnë rastin, e gjyqtarë që japin 8 muaj burgim për dhunim të një 15 vjeçare. Këtu është faji te sistemi”, tha Osmani.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…