Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka sqaruar takimin e tij në një jaht në Budva me disa eksponentë të Listës Serbe, ndër ta edhe Milan Radojcic që u sanksionua së fundi nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Pacolli thotë se nuk e ka njohur fare Radojcicin dhe shton se takimi me ta ka ndodhur pasi e kishte thirrur në tavolinë Goran Rakiq, atëkohë kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore.
“Kam shkuar aty dhe e kam parë Radojcicin dhe aq naiv kam qenë nuk e kam njohur Veselinoqivin. Jam ankoruar me jaht në Budva. Dhe në momentin kur kemi ardhur është kogja një kohë që deri sa të vjen jahti e të lidhet është një koxha kohë. Kam dalë me shoqen dhe fëmijët. Është një restorant aty afër. Afër jahtit tim ishte një barkë. Nuk ishte jaht ishte shumë i vogël. Isha afër dhe vjen kryetari i Mitrovicës Rakiq dhe thotë eja se të kam ruajtur vendin. Okej edhe i thashë a te thirri Agimin. E kam thirrur Agim Bahtirin se më ka thënë që kur të vish në Mitrovicë do ta takosh Rakiqin. Unë nuk e kam ditur se do të qëllojë ai aty. Atëherë u halitsha pak pija cigare. Nuk kisha shkrepsë dhe kam hyrë aty e dini ku parkohen jahtet. Është moli aty. Më thonë pije një pije. Jam ulur. E kam njohur prej fytyrës që kanë qenë dy deptuetë tjerë serbë edhe sot nuk i di kush janë. Në moment vjen ky, më vonë e kam marrë vesh që është Radojcic. Më përshëndet dhe më fol perfekt shqip. Dhe i thashë ti shqiptar je? Ai qeshi. E kam marrë se është shqiptar se ka folur në dialektin më të mirë shqip nuk e di si flitet më mirë shqipja. Më tutje kam shkuar se më ka kërkuar fëmija picë. Më duket ka qenë 2018, nuk e di sigurt. Është interesant që këtë Radojcicin e kam parë më vonë. E kam marrë vesh kush është. Më tha ‘Behgjet nuk më njeh’ dhe kam thënë tash po e di kush je”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.
Tutje ai thotë se e ka njohur atë më vonë kur e ka parë në Kuvend dhe thotë se nuk e di me cfarë merret Radojcic.
“Nuk e di cfarë pune bën ai. E di vetëm se është kryetar i Listës Serbe dhe nuk kam punë me të. Unë i kam punët e mija dhe secili prej jush që të vijë në vendin tim dhe të mos përshëndet një kryetar komune, unë e kam përshëndetur Rakiqin dhe dy deputetë. Kanë qenë në një vend tjetër. Është krejt normale. Tjetër ësthë ajo që të vjen Rakiqi dhe ti i thua nuk dua të flasë me ty. Ai është kryetar i komunës së Kosovës”, shtoi ai.