Pak ditë pasi e rehatuan në Kuvend, vdes gjenerali serb që kishte kryer krime lufte në Kosovë.
Ka vdekur ish-gjenerali ushtrisë serbe, Bozhidar Deliq, pak ditë pasi është emëruar si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Deliq kishte shërbyer në ushtrinë serbe përgjatë luftës në Kosovë dhe dyshohej për krime lufte në Kosovë.
Siç kishte treguar drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, brigada që kishte drejtuar Deliq dyshohet se është përgjegjëse për vrajsjen e 2 mijë civilëve në komunat e Suharekës, Rahovecit dhe të Gjakovës.
“Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi kanë bërë kallëzim ndaj Bozhidar Deliqit dhe ndaj 10 personave të tjerë për krimet e kryera më 25 mars 1999-të në Tërrnjë të Suharekës. Në territorin nën përgjegjësinë e kësaj brigade janë kryer krime të shumta. Dhe ne kemi thënë që 2 mijë njerëz janë vrarë në komunat Suharekë, Rahovec dhe Gjakovë. Por, krimi më masiv është ai i Mejës ku mbi 365 civilë shqiptarë, nga forcat serbe. Në mesin e tyre ka vepruar edhe brigada “549” “- kishte dekalruar Blakaj