Këto janë pamjet para aksidentit të kësaj të Hëne në krah të parkut Rinia në Tiranë.
Në video shihet përplasja e fuqishme mes dy makinave dhe urbanit të linjës së Unazës.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi sot rreth mesditës së sotme. Nga video e kamerave të sigurisë u bë e mundur të zbardhej e gjithë dinamika e ngjarjes. Urbani i linjës së Unazës fillimisht përplas një autoveturë. Goditja që makina merr nga pas bën që të përplaset me një fuoristradë tip Porsche që e ka përpara. Pas goditjes, “Porsche’ përfundon në të djathtë duke goditur një pemë ndërsa makina në të majtë duke u përplasur me disa automjete të tjera.
Edhe pas aksidentit autobusi vijon sërish lëvizjen, duke u përplasur me Porsche dhe pasi devijon majtas godet dhe disa makina të tjera që presin në semafor.Policia thotë se do të dalë në konkluzion pasi të kryejë një hetim të plotë të të gjithë ngjarjes.
Nga ky aksident zinxhir mbetën të plagosur 9 persona, të cilët më pas u dërguan në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Shoferi i autobusit dhe drejtuesit e mjeteve të tjera të aksidentuara iu nënshtruan testit të alkoolit, nga ku rezultoi se nuk ishin në efektin e pijeve alkoolike.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…